Deputetët e Lëvizje Vetëvendosje janë regjistruar si deputetë të rinjë të legjislaturës së pestë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se do të jenë konstruktiv si grup parlamentar në legjislaturën e ardhshme.
Kurti theksoi se deri të dielën koalicioni LDK-AAK-NISMA duhet të iu përgjigjet nëse do t’i plotësojnë dy kriteret themelore të Vetëvendosjes në mënyrë që anëtarësia e Vetëvendosjes të vendosë nëse duan të jenë pjesë e koalicionit qeverisës dhe ose pjesë e mbështetjes së koalicionit.
Kurti tha se kjo gjithsesi duhet të bëhet para seancës konstituive.