Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka vendosur nëse do ta organizojë apo jo tryezën e tretë me radhë të partive politike.
Deputeti i kësaj lëvizje, Ismajl Kurteshi, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se vendimi për këtë çështje pritet të merret në mbledhjen e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Megjithatë, ai ka thënë se tryezat e deritanishme nuk kanë pasur efekt, për faktin se kanë qenë shterpe dhe nuk kanë prodhuar asgjë të re.
Kurteshi ka vlerësuar se mbajtja e tryezave politike do të kishte kuptim vetëm nëse ato kanë për qëllim arritjen e një pajtueshmërie për t’u qasur të gjithë njësojë problemeve të mëdha kombëtare.
BURIMI: Epoka e re