Sami Kurteshi, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilan, që do të garojë në garën e balotazhit që do të mbahet të dielën, ka përsëritur zotimin e tij për ndihmë për nënat për secilën lindje në komunën e Gjilanit.
“Në kuadër të prezantimit të projekteve e tona, sot, së bashku me kryetaren e Qendrës së Lëvizjes në Gjilan dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës, Besa Baftiu, u zotuam edhe një herë për shumën të cilën qeverisja ime do ta ndajë si ndihmë për secilën nënën pas lindjes. Ne zotohemi se për secilën prej tyre do të ndajmë nga 100 euro”, ka thënë Kurteshi.
Ai më herë kishte deklaruar se kjo shumë sigurisht nuk është e mjaftueshme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, por do të ndihmoj në hapat fillestar të zhvillimi të fëmijës dhe njëkohësisht do të jetë shenjë sigurie për nënat që institucioni komunal kujdeset për to.
“Në bazë përllogaritjeve fillestare nga ekspertët tanë të buxhetit dhe shëndetësisë ky projekt do t’i kushtoj komunës sonë më pak se 150 mijë euro në vit”, kishte theksuar Kurteshi.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje.