Fjala e Ismajl Kurteshit në tubimin elektoral në Viti
Përshëndetje Viti ,
Para se të vi këtu, në këtë tubim, i takova disa burra të kësaj ane të cilët po sa e kuptuan se ku isha nisur më than: Thuaj Albinit e krejt Vetëvendosjes, të mos humbin kohë në Anamoravë, sepse ne i madh e i vogël e kemi ndarë mendjen, për Vetëvendosjen dhe vazhduan:
Boll ke ma me ata që për një fotele nuk lan gjë pa shkelur e lere më vijat e kuqe që i vendosën ditën e i shkelën natën.
Boll me këta hajna të vjetër që pa fije turpi po na premtojnë “fillim të ri”.
Mos të mendojnë ata mashtrues, të Koalicioni “pronto” që po garon me dy kandidat për kryeministër dhe të koalicioni tjetër me dy shkelës të Kushtetutës, që ne kemi harruar se të njëjtit në nëntë palë zgjedhjet e kaluara na premtonin: nga 200.000 vende pune, zhvillim të gjithanshëm ekonomik, shkollim cilësor e shëndetësi të nivelit evropian.
Ata që premtonin integrim të veriut e që në ndërkohë e çintegruan edhe një pjesë të jugut të Kosovës.
Ata që për realizimin e projektit të Serbisë për ndarjen e Kosovës e shkelën 23 herë Kushtetutën.
Ata që kërkuan, që demarkacioni të bëhet kusht për liberalizimin e vizave.
Ata që fabrikat i shndërruan në restorante, punëtorët i lanë pa punë, e arat e bukës po i mbulojnë me beton. Mashtrohen ata nese mendojnë që populli e ka harruar aferën “Pronto” e tenderët për djemtë e Isës.
Nuk do t’i votojmë ata që e sollën në këtë derexhe vendin dhe e lan krejt pas dore Anamoravën.
Jo nuk do t’i votojmë kurrë ata që janë bërë bashkë për të vazhduar me avazin e vjetër.
Ata kot e kanë që derdhin lot krokodili, që thirren në interesat e Kosovës, të cilat i shkelën pa ja nda qe 18 vite.
Nuk do t’i votojmë ata që nuk lanë gjë të zezë pa i bë këti populli e këti vendi, e sidomos kësaj rinie.
Nuk do t’i votojmë ata edhe për arsyen se miqtë tanë ndërkombëtar po na porosisin që të mos i votojmë të korruptuarit dhe ata që punojnë për veti e nuk punojnë për Kosovën.
Këtë herë do ta votojmë Vetëvendosjen, thanë burrat që i takova dhe vazhduan,
Vetëvendosjen, që u dëshmua e gatshme të sakrifikohet për interesat e këti vendi.
Do ta votojmë Vetëvendosjen që e pengoj bosnizimin e Kosovës.
Vetëvendosjen që nuk lejoj t’i falet tokë Malit të zi.
Vetëvendosjen që nuk shitet e as nuk blihet .
Do ta votojmë Vetëvendosjen, që atë që e premtoi për Prishtinën e bëtë realitet.
Vetëvendosjen që guxon, donë dhe din, të punon për interesat e këti vendi.
Do ta votojmë Vetëvendosjen që ka program e jo fjalë të kota, si ato të dy koalicioneve të natës.
Kësaj here e kemi nda mendjen i madh e i vogël të votojmë për ndryshimin e madh cilësor për të cilin ka nevojë ky vend, e që vetëm Lëvizja Vetëvendosje mund ta bënë, po thonë gra e burra, ku do që po i takojmë në çdo pjesë të Kosovës.
Prandaj, me zemër, të gjithë bashkë, me 11 qershor, do ta votojmë numrin 35, do ta votojmë Albin Kurtin për kryeministër të Republikës së Kosovës, do ta votojmë Vetëvendosjen,.
Urime fitorja Viti, urime fitorja Anamoravë, urime fitorja Kosovë.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017