Për zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë janë tri koalicione, ai i Lëvizjes Vetëvendosje me qytetarët, në interes të shtetit dhe qytetarëve të saj, dhe dy koalicionet e natës që janë bërë për interesa të ngushta. Vetëvendosje dhe qytetarët do t’i fitojnë këtë zgjedhje.
Kështu është shprehur Ismajl Kurteshi , shefi i Shtabit Zgjedhor të Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan, sipas të cilit, Lëvizja Vetëvendosje fushatën e fillon me 31 maj pikërisht në Gjilan.
Kurteshi që njëherësh është edhe vet kandidatë, ka thënë se Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan i ka bërë të gjitha përgatitjet për një fushat të civilizuar elektorale, në të cilën do t’ia prezanton elektoratit të Gjilanit, Anamoravës dhe Kosovës Programin Qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje, përgjegjësin e parë të jetësimit të këtij programi, kandidatin për kryeministër z. Albin Kurtin dhe kandidatët për deputet të cilët në mënyrë të dej do t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë të drejtat dhe interesat e qytetarëve të Kosovës dhe Shtetit të Kosovës.
Ai shtoi se Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje e ka formuar shtabin zgjedhor të Qendrës dhe 35 shtabe lokale në pikat e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Gjilanit.
Shtabi i Qendrës bashkë me shtabet e pikave e ka përgatitur planin e aktiviteteve gjatë fushatës me të cilin do të njoftohet publiku, të cilin edhe e ftojmë të merr pjesë në bashkëbisedim me kandidatët tan për deputet.
Shtabi i Qendrës në koordinim me shtabet e pikave i ka caktuar edhe komisionarët dhe vëzhguesit të cilët do të trajnohen për ta mbrojtur votën e qytetarit që për ne është e shenjt dhe si e tillë as nuk bënë të vidhet e as të shitet. Një pjesë e madhe e mbrojtësve të votës janë njerëz me përvojë gjë që garanton evitimin e vjedhjeve të votave.
“Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që fushatën elektorale kësaj radhe ta fillon në Gjilan. Ky fakt flet për përkushtimin e madh të Lëvizjes Vetëvendosje për Gjilanin dhe Anamoravën që për shumë vite janë lënë pasdore nga qeveritë e kaluara”, ka thënë Kurteshi.
Sipas tij, fushata e VV-së do të hapet në Gjilan me 31 maj, në orën 14.00 në hallën e sporteve të qytetit, ku i ftojmë të gjithë të interesuarit, pavarësisht përcaktimit politik, që të vijnë dhe përcjellin drejtpërsëdrejti shpalosjen e Programit Qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërsa, Besa Baftiu, e para e Lëvizjes në Gjilan, dhe po ashtu kandidate për deputet, ka thënë se në takimet paraelektorale që kishin deri më sot, po vërehet një mobilizim dhe interesim i madh për Lëvizjen Vetëvendosje, për ta përkrahur atë, kandidatin e saj për kryeministër si dhe programin qeverisës të saj.
Baftiu ka përmendur 40 prioritetet nga programi i Vetëvendosjes, në të cilën sipas saj e gjejnë vetën 95 për qind të popullatës, e ku garantohet përmirësimi i jetës së qytetarëve, ndërsa 5 përqindëshi tjetër janë pushtetarët të cilëve u intereson vetëm interesi i tyre i ngushtë.
Edhe Nevzad Isufi e Shemsi Syla pohuan se në këto zgjedhje fituese e padiskutueshme do të jetë Vetëvendosje e cila do ta ndërrojë mënyrë ne deritanishme të qeverisjes, duke ndalur të keqen dhe ofruar shpresën për qytetarët dhe vendin.