Gjatë këtyre ditëve është realizuar kursi i ultratingullit (tek femijët) i cili është edhe kursi i gjashtë me radhë për mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe Prizrenit.
Ligjërues i trajnimit është Prof. Ass. Dr. Naim Zeka, ku ligjëratën e filloi duke treguar mbi teknologjinë e EEG-së, sqaroi se si duket një EEG normale, artefaktet si dhe EEG-në në neonatologji.
Ligjërata vazhdoi mbi EEG-në tek epilepsitë temporale, tek encefalopatitë epileptogjene, tek epilepsitë parciale, fatmakoterapia tek epilepsitë si dhe në fund EEG-ja tek tumoret e SNQ-së dhe inflamacionet e SNQ-së.
Pas përfundimit të pjesës teorike do të vazhdojmë me vizita me pacientë në Spitalin e Gjilanit dhe të Prizrenit, njofton Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit. /2LONLINE/