Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) bënë të ditur besimtarëtse dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është ditën e premte më 1 shtator dhe se Manifestimi qendro i festës së Kurban Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi fillon në orën 5:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Hetem ef. Sopjani – Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.
Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 06:37 të cilit do t’i prij Jakup ef. Çunaku – drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Ditën e parë, më 1 shtator, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00 deri në orën 12:00.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.