Shkruan: Florim Zeqa
Pas shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 apo siq e parapëlqej ta quajë unë, të njohjes formale të shtetit të Kosovës, qeveritarët tonë në asnjë rrethanë nuk do duhej të hynin në bisedime politike (“teknike”) më shtetin serb, në të cilat u prekë dhe u dëmtua rëndë pavarësia e Republikës së Kosovës.
Negociatat në Bruksel, kundër pavarësisë së Kosovës
Emërtimi i këtyre bisedimeve në fillim si teknike, të kthyera tërësisht në politike e prekën në esencë pavarësinë e shtetit tonë. Vendimet e marra në Bruksel mes kryeministrave paraprakë të vendit tonë dhe liderëve serb (kryeministrit Daçiq dhe presidentit Vuçiq) nën ndërmjetësimin e diplomtëve perëndimorë e kanë dëmtuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë.
Sikurse që paraprakisht në emër të decentralizimit, nga i cili u fuqizuan enklavat serbe duke u avancuar në komuna, edhe marrëveshja për Asociacionin e cila erdhi në emër të normalizimit të marrëdhënjve shqiptaro-serbe, e pengoj akoma më shumë shtrirjen e sovranitetit në veri.
Në të gjitha komunat në veri dhe brendi të Kosovës valviten lirshëm flamujt bashkë me mbishkrimet e shtetit të Serbisë, të shkruara në çirilicë, në të njëjtat jo vetëm që nuk njihet, as që vie në konsideratë respektimi i shtetit të Kosovës!
Mungesa e reciprocitetit në bisedimet e Brukselit
Barrikadat në veri asnjëherë nuk u bënë pengesë për qeveritarët në Prishtinë për vazhdimin normal të bisedimeve me Serbinë. Pëngesë për qeveritarët tonë nuk u bë as ngritja e lapidarit të krajl Millutinit në mes të Kosovës (Graçanicë) dhe Car Llazarit në Mitrovicë, e aspak heqja e lapidarit të UÇPMB-së në Bujanoc!
Edhe pse shqiptarët e Luginës së Preshevës e ndjejnë se janë pjesë e Kosovës, asnjëherë në bisedimet e Brukselit kryeministrat e vendit tonë nuk e ngritën çështjen e shqiptarëve të Luginës, madje as në rrafshin e të drejtave të njeriut e lëre më të flas për të drejtat e tyre kombëtare, për t’a kushtëzuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në veri me krijimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë!
Kastat qeverisëse të Kosovës nuk ishin dhe nuk janë të ndjeshme ndaj veprimeve kriminale dhe grabitçare të Serbisë, sa janë të ndjeshëm ndaj bashkatdhetarëve të vetë, kur këta të fundit ua rrezikojnë pushtetin me greva apo protesta gjithëpopullore!
Për liderët e Kosovës, nuk ishte dhe nuk është e rendësishme çka bisedojnë me Serbinë në Bruksel, e rendësishme për ta është që të jenë pjesë e atyre bisedimeve, nga të cilat përfitojnë qindramijëra euro nga taksapaguesit e varfër kosovar.
Nga fillimi i bisedimeve politike (“teknike”) me Serbinë në Bruksel e deri në ditët e sotme, negociatorët kosovar e kanë humbur nga një pjesë të shtetësisë së shtetit të tyre.
Negociatorët e pakurrizorë, e thyen kurrizin e shtetit
Negociatorët e Kosovës, nga i pari e deri tek ky i fundit u dëshmuan se janë njerëz pakurrizor, pa ndjenja njerëzore dhe kombëtare, të cilët jo vetëm që nuk kanë dhënë asgjë nga vetja e tyre për lirinë e vendit dhe pavarësimin e shtetit nga Serbia, u shndërruan në vasal të kësaj të fundit.
Dikujt mund t’i duket i rëndë ky konstatim, por që të gjithë kryeministrat në fushatat zgjedhore zotoheshin se nuk do të zhvillojnë bisedime me Serbinë pa njohje reciproke, por me ardhjen në pushtet i vazhdonin bisedimet pa kushtin e njohjes dhe as të reciprocitetit në rrafshin politik.
Sikur të ishin ndryshe me kaq lehtësi dhe pa asnjë kusht nuk do të uleshin në një tavolinë me xhelatët e popullit të tyre dhe varrëmihësit e shtetit të Kosovës pa njohje paraprake, pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe pa kompensimin e dëmëve të luftës nga Serbia.
Njërit nga kryeministrat paraprakë për shërbimet ndaj Brukselit në bisedimet me Serbinë nga disa organizata e lobe ndërkombëtare ju kishte premtuar çmimi “Nobel” për paqe, por, siq e dimë të gjithë, në fund i mbeti të “trashtë e surlës” në dorë.
Qytetarët e Kosovës janë kurreshtarë të dinë, se mbi bazën e çfarë premtimeve në këmbim, i shkeli parimet dhe zotimet kryeministri aktualë duke e u ulur në bisedime me Serbinë pa njohje paraprake siq ju kishte premtuar qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021! /2LONLINE/