(2L ONLINE) – Kujt nuk i kujtohen lojërat e fëmijërisë! Sidomos ato me pushka -pam-pam! Fëmijët janë, kushtimisht me quajt akumulatorë që mbledhin përmes shqisave të tyre të stërndjeshme, informacione që përhapen nga rrethi ku ata jetojnë! Kështu që ata ndikohen dhe krijojnë përshtypje të cilat lënë gjurmë dhe ndikojnë në sjelljet e tyre momentale por edhe në krijimin e personalitetit të tyre.
E tërë kjo rrethanë ndikuese familje-rreth-media krijojnë një kipc-un i cili në vete ngërthen edhe potencialin gjenetik dhe bënë tërësinë e personalitetit.
Ne, gjenerata ime shifshim të zitë e ullirit të bënim lojën tonë të preferuar “kaubojski”. Na duhej të bënim vetë kapelën e kaubojve nga kartoni dhe atë mezi e gjenim! Si dhe ku të gjesh revole me tollumbë e të i ngjanim mu kaubojve dhe sherifëve amerikan të perëndimit të egër. Këta filma ishin në modë dhe shikoheshin me një frymë aso kohe…me të tillë si John Wayne, Burt Lancaster, Kirk Douglas e të tjerë!
Tani kohët kanë ndryshuar informacioni si dhe ndikimi mbi personalitetin e një fëmije nuk vjen si ma parë nga burimi rreth-familje e ngushtë dhe ay i pakët medial por nga një sërë faktorësh medialo-elektronik të cilat edhe marrin edhe kohën më të madhe të preokupimit ditorë të një fëmije në kohë të sotme. Qoftë duke parë shumë televizor, duke luajtur, në shumtën lojëra të dhunshme që ofrohen nga ofrues të shumtë nëpër aparate elektronike moderne të sojit, tablet, smart telefon e konsolë lojërash…por edhe filmat e vizatuar nuk janë më të tillë si “tom&Jerry por si Ben10, me shumë dhunë!
Kështu që kjo botë virtuale ngadalë por sigurt zëvendëson ndjenjën reale dhe ndikon në perceptim të botës së vërtetë nga një perspektivë tjetër e cila zhvesh njeriun edhe nga ndjenjë e dhimbjes. E dihet se dhimbja alarmon shpirtin se po ndodhë e keqja.
Ne, prindërit e radhë me a pavetëdije e shpesh me krekosje primitive kemi dhënë kontributin në krijimin e pse mos të themi një vrasësi të ardhëm potencial me potencë dhe botëkuptim adoleshenti. I zhveshur nga kufijtë moral dhe shoqërorë! Dhe kemi ardhur në një situatë kur për këtë njeri nuk vlejnë vlerat e ‘vjetra”, sepse jemi në kërkim të pa prekshmes, hyjnores. Se u mërzitëm nga këto që i kemi me bollëk. E tek hyjnorja tani për tani të shpie vetëm ëndrra!
Të kthehemi në fillim. Ka qenë një periudhë pas lufte kur lulëzoi biznesi me internet caffe. Dhe ato internet kafe përpos anës së mirë kishin edhe anën e errët të edukimit social nga e cila u prodhuan element e dhunshëm potencial të ditëve tona. Ata fëmijë që bënin si bënin e gjenin 50 cent dhe kohen më të mirë të tyren e kalonin duke luajtur lojëra të tipit… Strike, terrorist-ushtarë, vrit sa të mundesh.
Gjithë ditën vlonin internet caffet nga të rinj nga mosha 7 e mos ma të vegjël që krekoseshin para shokëve se si kishin vrarë një ushtarë e prindërit e tyre nuk ia kishin idenë se ku ndodheshin fëmijët e tyre a kishin bëre detyrat e shtëpisë apo ndonjë punë të mençur. E as se kishin idenë se fëmijët e tyre nuk përdornin zhargonin e njëjtë përshëndetës por kur futeshin brenda në internet caffè përshëndesnin mbikëqyrësin me selame e jo me Mirdita !
Këta janë ata fëmijë që sot janë rritur dhe ashtu pa perspektivë tani e të ndikuar nga ma herët po pikëllojnë këta prindër të pakujdesshëm që vajtojnë bijtë e bijat Pasi dëgjojnë nga dikush se fëmija i tyre nuk jeton ma. Është tmerr që po na ndodhë para sysh e ne akoma nuk e dimë ose shtiremi sikur nuk e dimë përse.
Unë zgjohem në mëngjes nga zhurma fëmijësh që bërtasin bam,bam,të vrava -të vrava! Dal jashtë dhe shoh fëmije të vegjël 5,6,7,-11 vjeç…vajza, djem që po luanin lojën e luftës! Djemtë, ca nga ta mundoheshin të venin në kokë trenerken e të tjerët kishin vu e dukeshin mu si ata që po i shohim për ditë në televizion ndërsa vajzat kishin mbulua kokën me diçka si shami dhe luanin rolin e tyre si e kishin paramendua! Bile nga goja nxjerrin fjalë arabe që u përngjanin atyre të dëgjuara shpesh nga arenat e luftës!
Të jesh kushdo të tmerron një gjë e tillë. Kosovës nuk i duhen më lot e arkivole të sjella më pastaj. Ju prindër që keni parë dhe përjetuar tmerrin e luftës së fundit vëni kujdes dhe kurseni fëmijët tuaj nga i njëjti! Të jetojmë edhe ne pak nga ajo që perëndia na i dhuroi!!!
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/