Bajamet mund të hiqen kur pacientët sëmuren nga 5-7 herë në vit. Një bajame e cila sëmuret shtatë herë brenda një viti këshillohet të hiqet.
Një bajame e cila sëmuret 5 herë për dy vjet rresht, këshillohet të hiqet. Një bajame e cila sëmuret 3-4 herë në vit për tre vite rresht këshillohet të hiqet.
Tregues tjetër i rëndësishëm që të çon drejt heqjes së bajameve, është zmadhimi i tepruar i tyre. Por, mund të themi që dy janë rastet që na çojnë drejt heqjes së bajameve, detyrimisht:
- Kur zmadhimi i bajameve është aq i madh sa të çojë në bllokim të frymëmarrjes. Në këto kushte njeriu gjatë natës mund të ndjejë sikur është duke u mbytur dhe kjo ndodh kryesisht tek fëmijët e vegjël.
- Rasti tjetër në të cilën është e detyrueshme heqja e bajameve, është për shkak të tumoreve apo hemorragjive të bajameve.