Kur jemi te klubet që i mbajnë ushtrimet e tyre në Palestër (hendboll. basketboll, volejboll, boks, kick boks…), Deniza Limani, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në Gjilan, ka takuar përfaqësuesit e disa prej klubeve dhe ka bërë me dije se Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se iu mbetet klubeve që të vendosin se kur të fillojnë me stërvitjet bazuar në Këshillat e OBSH-së, udhëzimet e MSH-së dhe IKSHP-së, si dhe në instruksionet e Federatave Ndërkombëtare!
“Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport gjatë këtyre ditëve, ka pasur kërkesa nga disa klube për të filluar ushtrimet në Palestër, të njëjtit u njoftuan se objekti i Palestrës “Bashkim Selishta-Petriti”, është në gjendje të gatshme dhe i dezinfektuar, mirëpo u njoftuan se përgjegjësia bie mbi secilin dhe klubet vendosën bashkërisht që njëherë mos të fillohet me stërvitje sepse në rend të parë është ruajtja e shëndetit ndaj sportistëve”, ka bërë me dije Limani, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ajo u shpreh falënderuese për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e klubeve. /2LONLINE.com/