DYLON

Myftiu i Kosovës Naim ef Tërnava vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

Myftiu i Kosovës Naim ef Tërnava vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef Tërnava i shoqëruar nga kryeimami Sabri ef Bajgora dhe zv.sekretari Rexhep ef Luma, sot ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.

Kryetari i KBI në Gjilan, Naim ef. Aliu i shoqëruar nga administrata dhe anëtarët e KBI-së ka pritur dhe ka njoftuar myftiun Tërnava për ecurin e aktiviteteve në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan e në veqanti për periudhën e pandemisë covid 19 dhe masat të cilat ka ndërmarrë KBI në Gjilan në ruajtjen e shëndetit publik të cilat ishin edhe vendime të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Myftiu Tërnava falenderoi kryetarin Aliu për pritjen dhe njëherit falenderoi të gjthë punonjësit e Këshillit të Bashkësisë Islame për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe. Ai ka falenderuar edhe xhematin e Gjilanit i cili ka përfilluar vendimet Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë periudhe e në veqanti për mirëkuptimin që kanë pasur në lidhje me mbylljen e xhamive gjatë muajit të Ramazanit, vendim i cili nuk ka qenë I lehtë, por i domosdoshëm kur është në pyetje interesi i përgjithshëm.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.