Vlerësimi pozitiv i qëndrimit të katër këshilltarëve komunal nga radhët e PDK në çështjen që ka të bëjë me lokacionin e ri të varrezave, nga ana e Gani Nezirit, anëtarë të Këshillit Drejtues të PDK-së në qendër e degë, ka nxitur reagimin e të parit të Degës ës PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa, i cili në një postim të profilin e tij në facebook, është shprehur se Neziri nuk e ka as edhe minimumin e informacionit për lokacionin e ri (e as të vjetrin) për varrezat, po përveç kësaj nuk e ka ose nuk po do me e pas as edhe minimumin e informacionit për sjelljen dyvjeçare të pikërisht këtyre këshilltarëve.
LEXO EDHE: Qëndrimi i pavarur i tyre i bënë nder PDK-së!
Për më tepër, Mustafa I adresohet Nezirit me atë se, tjetër agjendë dhe tjetër mision ka ky grup. Për strukturën e PDK, por edhe për anëtarësinë e gjerë tashmë është e njohur se veprimet e tij ia shpëtuan fytyrën Lutës dhe LDK-së, transmeton Portali 2LONLINE.COM.
“Një shumicë e madhe (72%) e pati mbyllur temën e zgjedhjeve të brendshme në parti, po kjo pakica prej 28% ku (me gjasë të madhe) bën pjesë edhe ti, ani pse deklarativisht e pranoi procesin si të rregullt dhe rezultatin plotësisht legjitim, me veprime e bëtë të kundërtën që nga dita e parë e këtij mandati. E ndjej për borxh që edhe publikisht me ua thënë se i keni bë me vite e vite dëm të pakompensueshëm degës së PDK në Gjilan dhe po vazhdoni ta godisni edhe me keq kohët e fundit. Vallë, deri kur?!”, shkruan tutje Mustafa.
Ai shprehet i sigurt se kjo logjike e këtij grupi do të vazhdojë derisa forumet e degës në Gjilan me krye përgjegjësin për mbarëvajtjen e punës në parti dhe për rriten e fitoren e saj t’ju thotë përfundimisht dhe qartë STOP!
“E bën këtë lideri i partisë ose jo, ende nuk jam i sigurte por, në një gjë jam i sigurt: po nuk e bëri, ka me e pague tagrin e rëndë të sjelljes tuaj që ashiqare është sjellje kundër interesave të degës në Gjilan dhe të PDK-së, si tërësi”, shkruan ndër tjerash, Mustafa.
Përndryshe ja postimi i plotë i Mustafës:
Kur çoroditja të hyn në gjak,
Të duket që Bota t’ka hak!
Në jetë, e sidomos në politikë, shumë luan rol se “kush t’keshë e kush t’livdon”.
Për sonte, e tash për tash, personalisht s’po di çka tjetër me të thanë përveç, nera t’u rritë Gani Neziri.
Nera t’u rritë sepse tashmë edhe qytetarët e rëndomtë e dinë që nuk e paske as edhe minimumin e informacionit për lokacionin e ri (e as të vjetrin) për varrezat po përveç kësaj nuk e paske (ose nuk po don me e pas) as edhe minimumin e informacionit për sjelljen dyvjeçare të pikërisht këtyre këshilltarëve të cilëve (përjashto Shefikun) gati asnjëherë nuk u është degjue zëri në atë kuvend për asnjë çështje me interes për publikun.
E prej nga tash ideja që këta qenkan rreshtue dhe qenkan bë aktivë për këtë çështje kah interesi i publikut e partia jote jo?!
Konstatim yti patjetër i çuditshëm dhe goxha qesharak.
Jo, jo Gani Neziri, tjetër agjendë dhe tjetër mision ka ky grup. Për strukturën e PDK por edhe për anëtarësinë e gjerë tashmë është e njohur se veprimet e tij ia shpëtuan fytyrën Lutës dhe LDK-së.
Më vije keq që ti je në ballë të këtij misioni dhe agjende, me folje e përfolje, me shkrime e me tema kuturu prej disa vitesh e këndej, me sallto ideologjike pa estetike dhe nga më të tejdukshmet e besa jo dhe aq kreative për publikun.
Sidoqoftë, demokracia është arene diskutimesh e debatesh për secilën temë po kur shumica e ndan mendjen për një opsion, në demokraci, aty i mbyllet “gryka thesit”.
Një shumicë e madhe (72%) e pati mbyllur temën e zgjedhjeve të brendshme në parti po kjo pakica prej 28% ku (me gjasë të madhe) bën pjesë edhe ti, anipse deklarativisht e pranoi procesin si të rregullt dhe rezultatin plotësisht legjitim, me veprime e bëtë të kundërtën që nga dita e parë e këtij mandati.
E ndjej për borxh që edhe publikisht me ua thënë se i keni bë me vite e vite dëm të pakompensueshëm degës së PDK në Gjilan dhe po vazhdoni ta godisni edhe me keq kohët e fundit. Vallë, deri kur?!
Jam i sigurt që kjo logjike e juaja do të vazhdojë derisa forumet e degës në Gjilan me krye përgjegjësin për mbarëvajtjen e punës në parti dhe për rriten e fitoren e saj t’ju thotë përfundimisht dhe qartë STOP!
E bën këtë lideri i partisë ose jo, ende nuk jam i sigurte por, në një gjë jam i sigurt: po nuk e bëri, ka me e pague tagrin e rëndë të sjelljes tuaj që ashiqare është sjellje kundër interesave të degës në Gjilan dhe të PDK-së, si tërësi.
Te shohim…!