(2L ONLINE) – Lidhur me një reagim të Forumit të Gruas të LDK-së të nënshkruar nga Valentina Bunjaku-Rexhepi që i bëhet thirrje Prokurorisë së shtetit që ta hetojë punësimin e gruas së Qemajl Mustafës në PTK. (Forumi i Gruas së LDK-së kërkon hetim se si u punësuar gruaja e Qemajl Mustafës në PTK) ka reaguar PDK e Gjilanit përmes Zyrës për informim.
Ja reagimi i PDK-së lëshuar nga Zyra për informim e PDK-së
“Ne në PDK nuk u befasuam me reagimin që doli sot nga “Forumi i gruas LDK-së”. Bile nuk u befasuam aspak duke e njohur profilin e dizajnerit të këtij reagimi.
Ky reagim erdhi pas nënshkrimit të një kontrate të rregullt të punës, bazuar tërësisht në procedurë dhe në konkursin e shpallur publikisht. Fjala është për një femër të dinjitetshme të komunës tone, e cila është plotësisht e përgatitur (ka të kryer fakultetin e teknologjive informatike – TIK) dhe ka përvojë të mire shumë vjeqare në edukim dhe në biznes.
Fjala është për një zonjë të vërtetë e cila kishte dhënë kontribut të veçantë për këto 20vitet e shkuara në mbështetje të biznesit të komunës dhe të bashkëshortit të saj e që rezultoi me zgjedhjen e tij për kryetar partie dhe pastaj kryetar të komunës në dy mandatet e kaluara.
Duhet pranuar botërisht (e këtë koha po e tregon më së miri) që kryetari i gjashtë viteve të kaluara dhe qeverisjet e tij ishin të veçanta. Ky kryetar dhe drejtorët e menagjerët e tij i sollën respek vehtes së tyre, familjeve, partisë demokratike e në veçanti i sollën respekt qytetarisë së komunës së Gjilanit dhe shtetit të Kosovës. Secilën ditë takohemi me punën e mire dhe qëllimin fisnik të ish-kryetarit, pavarësisht që ekstemistët dhe miopët e ndonjë subjekti politik këtë nuk e shohin dhe nuk e durojnë.
Natyrshëm me këtë rast shtrohet pyetja: A e bëri vërtetë me këtë rast këtë gaf të madh “forumi” dhe reagoi kaq pa shije, apo është kjo qështje e frustrimit individual të kryesueses së këtij forumi (dhe për fat të keq edhe kryesuese e kuvendit të komunës) e cila ditë më pare ishte në media për ndërhyrje në punësimin e të vëllait të saj në ndërmarrjen publiko-private për grumbullimin e mbeturinave “EcoHigjiena” që tashmë udhëhiqet nga menagjmenti privat austriak. Ne jemi të bindur që është kjo e dyta.
Ky reagimi “forumit” duket aq më qesharak kur përmes tij derdhen lotë krokodili, për kinse “cënimin” e të drejtës së femrës së përgatitur pa i njohur detajet e konkursit dhe të kontratës. Pra, fjala është për një të punësuar të përgatitur për një vend fare të zakonshëm të punës për transaksione teknike sporteli dhe jo për ndonjë vend me përgatitje e referenca të veçanta profesionale e menagjeriale.
Sa i përket nepotizmit, le që nuk ka asnjë element të tillë te ish-kryetari dhe familja e tij, po ne e konstatojmë me shumë krenari e kënaqësi që ky është i vetmi kryetar që për pesëvite me radhë nuk e ka patur asnjë të punësuar të familjes së tij në asnjë institucion publik. Por, po i njëjti kryetar është angazhuar shumë që familjeve të komunës që ishin në nevojë dhe profesionistëve të mire t’ua bëjë zgjidhjen përherë. Rrallë gjendet një profil i tillë i kryetarit i cili ishte plotësisht i përkushtuar të vendosë rend, kritere e rregulla për trajtim të barabartë të qytetarëve të komunës pa dallim.
Sa i përket nepotizmit po i themi edhe dy fjalë. Ju, në LDK shihni mirë e pastrojeni oborrin tuaj, sepse si duket keni shumë probleme me këtë fenomen në taborrin tuaj , kudo nëpër institucione të shtetit dhe në ndërmarrje publike e sidomos në PTK.
Do të duhej që ju shumë dhe gjatë ta ngreni zërin dhe të protestoni për punësimet e bëra, pa konkurse e pa kritere në PTK të mikut e vëllaut të kryetarit tuaj të partisë dhe të komunës z.Hazirit dhe të ndonjë kushëriri të tij, të ish-kryetarit tuaj z.Sejdiut dhe të plotë zyrtarë vetë tjerë nga radhët tuaja. Lista e të punësuarve tuaj partiakë vetëm në këtë ndërmarrje është fatkeqësisht tepër e gjatë.
Nuk e keni hiq më mire gjendjen në KEDS, në ATK, në spitalin regjional, e kudo nëpër qeveri e në komunë…
Kësaj pune populli ynë, i menquri thotë “po të them sa nuk më ke thënë…” po kësaj here hiq nuk ju “piju ujë” të nderuar.
Po e lëmë me kaq për sot e nëse jeni të disponuar i “shpalosim” letrat deri në fund se edhe do të duhej ta bënim këtë para publikut të nderuar të komunës.
Zyra për informim e PDK-së