Ato përmbajnë një sasi të madhe uji dhe vitaminash. Mes këtyre të fundit mund të përmendim vitaminën A, B1, B2 dhe C. Por kumbullat njihen gjerësisht edhe për efektin e tyre laksativ. Ato kryejnë një aktivitet rregullues në stomak, duke ndihmuar në tretje dhe duke lehtësuar jashtëqitjen.
Kumbullat përmbajnë një sërë elementësh të rëndësishëm për organizmin si: potasium, kalcium, fosfor dhe magnez.
Acidet organike që gjenden në përbërje të kumbullave mund të jenë shumë efektive sidomos për personat që konsumojnë shumë ushqime me bazë proteinash. Kumbullat kanë në përbërje polifenole dhe flavonoide, të cilat kryejnë një veprim antioksidant, duke luftuar plakjen.
Efektet pozitive të kumbullave janë të shumta, por për shkak të sasisë së madhe të sheqerit që kanë në përbërje, këshillohet të bëjnë kujdes me sasinë personat që vuajnë nga diabeti apo ata që mbajnë dietë.