Dy futbollistet shqiptar, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani e kanë fituar derbin shqiptar në Serie A duke e mundur Etrit Berishën.
Verona ia doli të triumfonte 0-2 në fushën e Spal, duke e nisur në mënyrën më të mirë vitin 2020, dhe duke hedhur një tjetër hap të sigurtë drejt mbijetesës në elitën e futbollit italian.
Golat për Veronën u shënuan nga veterani Giampaolo Pazzini në minutën e 14-të dhe Stepinski në të 86-ën.
Paraqitje shumë të mira bënë Kumbulla dhe Rrahmani që luajtën për 90 minuta në mbrojtjen e Veronës, por merita kishte në krahun tjetër edhe Etrit Berisha që bëri disa ndërhyrje deçizive për të mbajtur në lojë skuadrën nga Ferrara që gjithsesi nuk pati forcë për të evituar humbjen aq më tepër që Spal luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 39-të, pas daljes me karton të kuq të Tomovic.