Nga “Grand Prix” të Bundapestit, Kosova nuk kthehet duarthatë. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që të dyja kanë fituar medalje të argjendta. Kurse, Majlinda Kelmendi ka mbetur pa medalje në “Budapest Grand Prix 2019”.
Sipas trajnerit, Driton Kuka, kjo që ndodhi sot me Majlindën tregon se ajo nuk është robot, ndërsa ekipi tij që shpesh është krahasuar me minierën e Trepcës, për shkak të sukseseve dhe medaljeve të arit e argjendit.
Sipas tij, “Trepca” e tij e xhudos sot solli argjend.
Postimi i plotë i Kukës në Facebook:
Dy medalje të argjendta!
Distria e Nora sot arritën deri në finale në Grand Prix Budapest!
Kualifikuese për Tokyo 2020!
Në finale Nora humbi nga Kampionja Olimpike Silva e Disi nga Kampionja Botërore 2017 Japonezja Tonaki Funa!
Deri në finale ishin në nivel të lartë dhe kësaj radhe u desh të kënaqen me argjend!
Kampionja Jonë Olimpike Majlinda sot të gjithë neve na tregoj se megjithatë është qenie njerëzore e jo robot!
Pas shkëlqimit në Minsk normalisht që forma bie por orari i garave i pamëshirshëm drejt Lojërave Olimpike 2020 na detyroj të marrim vendim që të marrim pjesë në Budapest përkundër asaj që kjo pēr performansen e saj ska qenë në kohën e duhur!
Në gjysëmfinale dhe luftë për medalje ishte duke udhëhequr por pesoj ne fund te luftërave!
Tri garuese dy medalje neser Akili e mbasneser Loriana 💪💪
Sot miniera e “Trepçês “ prodhoj vetëm argjend
Kosova mbi të gjitha …