Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas fitores së Distria Krasniqit e cila rrëmbeu medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit.
Ajo mposhti në finale italianen Odetta Giuffrida.
“Po po Parisi prapë po merr frymë shqip! Disitria e artë para 20 mijë shikuesve në Paris Bercy! Grand Slami i Parisit për të 6 herë po flet shqip me medalje të arta … Kosova mbi të gjitha …”, ka shkruar Kuka pas triumfit te Krasniqit.
Ndersa, edhe Nora ka triumfuar ne gare per medaljen e bronzte, duke e fituar luften me ippon.
“Nora Gjakova e bronzte. Medalja e saj e parë në Paris!
Sa krenar jam me nxënësat e mi dhe atë aty në zemër të Francës!
Kosova mbi të gjitha …”, ishin fjalët e Driton Kukës
Nora Gjakova pas pak do të luftojë për medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kilogramë.