Trajneri i Akil Gjakovës, Driton Kuka, e ka vlerësuar si të çmendur paraqitjet e kosovarit në kategorinë e peshave deri në 73 kilogramë në Grand Prixin e Budapestit në Hungari, ku e fitoi medaljen e artë.
Në finale, Akil Gjakova u tregua shumë i fuqishëm për xhudistin rus Georgii Elbakiev, të cilën e mposhti për t’ia siguruar Kosovës medaljen e parë të artë në këtë garë.
Trajneri Driton Kuka, ka vlerësuar luftën dhe ditën e Akilit, i cili edhe u shpall lojtar i ditës.
“Prapë e arta vjen në Kosovë. Akil Gjakova Dominon në Grand Prix Budapest! Çfarë Akili sot i çmendur!”, shkroi Kuka në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, pas suksesit së xhudistit kosovar, i cili bëri që flamuri i Kosovës të ngrihet mbi atë rus.
“Luftë pas lufte deri në finale mposhti Kanadezin,Zviceranin e në Çerekfinale Legjendën e xhudos Japonezin Ebinumen,në Gjysëmfinale Uzbekun e në finale Qershia mbi tortë Rusin Elbakiev në mënyrë efikase me dy hudhje të bukura!”.