(2L ONLINE) – Vetëm brenda dy ditëve në Rajonin e Gjilanit janë raportuar dy aksidente me traktor, një ka qenë fatal, kur në fshatin Shurdhan të Gjilanit traktori përmbyset dhe e zë përfundi një qytetar, që për fat të keq pati per rrjedhojë vdekjen e tij.
Dhe sot, autoritetet policore kanë raportuar për rastin tjetër kur traktori sërish e ka zënë ngasësin e tij, I cili ka marrë lëndime dhe po trajtohet nga mjekët.
Sipas Policisë së Kosovës (PK), rasti ka ndodhur në Kllokot ku viktima, mashkull K/Shqiptar, deri sa ishte duke punuar me traktor në arën e tij, në rrethana të panjohura është nxënë nga traktori .
I njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/