Sokol Haziri nënkryetar i degës së AAK-së dhe Jakup Bajrami kryetar i degës së LDD-së kanë shprehur drojën se tani punësimet që do të bëhen në sektori e arsimit mund të jenë politike dhe me këtë edhe të politizohet arsimi gjilanas, andaj edhe paraprakisht kanë kërkuar nga pozita të ketë kujdes në këtë drejtim.
Haziri tha se dega e AAK ka shpreh drojën se punësimet në arsim që do të ndodhin mund të jenë partiake, në vend se të jenë punësime të kuadrove profesional dhe ata të cilët e meritojnë, pra pa ngjyrime politike.
Ai tha se AAK kërkon që të formohen komisione profesional në përzgjedhjen e stafit arsimor profesional, dhe presin që drejtoria për arsim nga kuadri i vet profesional të formon komision profesional, intervistat të jenë të mirëfillta dhe jo vetëm stimulime dhe sa për sy e faqe, për të depërtuar ata njerëz të cilët janë partizan të partive politike, e jo kuadro të cilat me vite të tëra presin për punësim dhe ata të cilët më së miri i plotësojnë kriteret.
“Është një vakum i asamblesë komunale deri në shtator dhe pikërisht për këtë arsye ne do ti përcjellim nga afër zhvillimet gjatë kësaj faze. Ne nuk paragjykojmë që do të jetë kështu, por po kërkojmë të mos ndodhin zhvillime jo të dëshirueshme me rasti ne punësimeve”, ka thënë Haziri.
Ai tha se AAK dëshirojnë të ketë arsim të depolitizuar e jo të punësohen partizan politik, para kuadrove profesionale dhe që i plotësojnë më së miri kriteret, andaj AAK mendon se nëse ndodhin gjera të tilla do ti denoncojë
Ndërsa, Jakup Bajrami kreu i dardanëve në Gjilan ka sugjeruar se çdo punësim në institucionet komunale e me këtë rast edhe në arsim, të bëhet me kritere të cilat janë paraparë për atë vend pune, të zgjedhen njerëz të cilët janë më të përshtatshme për ta kryer atë punë që kërkohet dhe mos të shfrytëzohet fuqia politike që është në pushtet dhe të ketë keqpërdorime me rastin e pranimit të punëtorëve të rinj në punë.
“Jo vetëm kësaj radhe por edhe herëve të tjera do të jemi kundër çdo punësimi të cilat bëhen në baza partiake, por që duhet të shkohet me profesionalizëm duke i plotësuar kriteret, kur dihet se komuna e Gjilanit ka kuadro të mjaftueshme për çdo lëmi të kërkohet në konkurs”, ka thënë Bajrami.
Ai tha se deri më tani gjithnjë ka qenë e hidhur konkursi i shpallur për pranim të punëtorëve të rinj, sidomos në arsim, ku është përdorur subjekti politik që e ka pushtetin, por kësaj radhe pret dhe shpreson të shihet një nuancë sadopak pozitive.
Ndryshe, AAK E LDD presin që komisionet që do ti formojë komuna, duhet të mbajnë përgjegjësi profesionale e para së gjithash morale dhe se puna e tyre do të përcillet me vëmendje për çdo punësim në institucionet komunale dhe në rast të keqpërdorimeve do të ketë reagime./2lonline/