Fundi i vitit përcillet edhe me festa të shumta, ku nëpër vende publike sheshe restorante dhe qendra tregtare vërehet numër i madhe vizitorësh dhe makina të parkuara.
E, sipas autoriteteve policore të Rajonit të Gjilanit, jo rrallë ka ndodhur që vozitësit apo edhe pasagjerët tjerë lënë në makinat e tyre të parkuara, çanta apo edhe gjësende tjera me vlerë të cilat lehtë ekspozohen dhe shihen nga dritaret e makinës.
Sipas policisë, k a ndodhur që pikërisht këto makina të jenë cak i personave keqe bërës të cilët i kanë thyer xhamat makinave me qëllim të vjedhjes së çantave apo gjësendeve tjera me vlerë që i shohin brenda makinës.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës i ka shtuar masat e sigurisë me patrullat sektoriale veçanërisht nëpër qendrat e mëdha tregtare por edhe në vendet e tjera ku ka frekuentim të madh në këto ditë të funde vitit.
“Me qëllim që të krijoj ambient të sigurte për të gjithë, apelojmë dhe i thërrasim qytetarët që të jenë të kujdesshëm mos të lënë të ekspozuara mjete që i joshin personat keqbërës dhe mundësisht makinat e tyre t’i parkojnë në vende të dukshme dhe të sigurta”, ka thënë zëdhënësi Hashani.