/2L ONLINE/ – Njësiti i hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, në bazë të urdhëresës së Gjykatës, ka realizuar bastisje në shtëpinë e një qytetari, shqiptar shtetas i Kosovës, me banim në fshatin Ponesh, Komuna Gjilan, në kërkim të armës së zjarrit , të cilën i dyshuari e ka ekspozuar duke bërë një foto në rrjetet sociale ku shihet me një armë të gjatë me dylbi.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se i dyshuari deklaron se arma e zjarrit me të cilën ka bërë foto është e një personi tjetër i cili është lokalizuar nga policia e Kosovës dhe është shoqëruar në stacion ku edhe është intervistuar, i njëjti në prezencën e avokatit mbrojtës ka pranuar se arma e cila shihet në foto është e tij .
I dyshuari e ka dorëzuar armën për të cilën nuk posedon asnjë dokumentacion. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në Prokurorinë Themelore. /2L ONLINE/
fotoilustruese