Skuadra turke, Galatasaray është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, pasi e ka mposhtur Juventusin, 1:0, në ndeshjen e vazhduar, sot, prej minutës së 32-të.
Në fakt, kjo sfidë ishte ndërprerë mbrëmë për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Stamboll dhe vazhdoi sot në orën 14:00, me gjithë kushtet tejet të vështira për lojë. Golin e fitores dhe të kualifikimit për turqit e shënoi holandezi, Wesley Sneijder, në minutën e 85-të.