/2L ONLINE/ – Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – KSHMS, në takimi nesaj të fundit ka miratuar raportin për Dezinsketim, Dezinfektim, Deratizim (DDD). Drejtues të këtij Komiteti thanë se KSHMS-ja e ka shqyrtuar Raportin e Punës së Komisionit për Dezinsektim të hapësirës së qytetit si dhe Raportin mbi Dezinfektimin e të gjitha Shkollave Fillore, të Mesme, Çerdheve të fëmijëve si dhe Institucioneve Arsimore ( Konviktet e nxënësve, Arkivit ndërkomunal dhe DKA-së)
Dr.Jashar Jashari-Kryesues i Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (KSHMS),tha për portalin 2L ONLINE se Dezinsektimi i hapësirës së qytetit si masë mbrojtëse apo si preventivë nga mushkonjat dhe nga Insektet e tjera është bërë me kohë, dhe atë në 3 faza, duke filluar më 11.06.2016 dhe ka mbaruar me 31.07.2016.
Dezinsektimi i hapësirës së qytetit është bërë nga N.T.SH Fauna, në një sipërfaqe prej 1000ha (hektarë) nën mbikëqyrjen e komisionit prej 3-anëtarëve.
Para anëtarëve të KSHMS-ës Raportin e prezantoi Blerim Syla-Kryetar i Komisionit, i cili në pika të shkurta njohtoi mbi ecurinë dhe mbarëvajtjen e këtij projekti shumë të rëndësishëm. Po ashtu Syla informoi anëtarët e KSHMS-së, edhe për Dezinfektimin e bërë me kohë në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit, kështu që nuk ka patur ngecje për fillim të mbarë të procesit mësimor.
‘Qytetarët e Gjilanit falë këtij projekti kanë qenë më të relaksuar gjatë periudhës së verës, sepse me kohë është bëre dezinsektimi i hapësirës se qytetit dhe asgjësimi i insekteve”, ka thënë Dr.Jashari kryesues i këtij Komiteti.
Me diskutimet e tyre rreth këtij raporti dhanë kontribut të gjithë anëtarët e Komitetit për Shëndetësi, me referencë që nëse paraqitet nevoja, në të ardhmen Dezinsektimi të bëhet në 4 faza, dhe jo vetëm për hapësirën e qytetit, por edhe më gjerë duke përfshirë edhe vendbanimet përreth. Njëherësh ky ishte edhe Rekomandim i KSHMS-ës drejtuar Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), për aprovim të këtij raporti, për miratim në Kuvend. /2L ONLINE/