Drejtues të Kryqit të Kuq të Kosovës, dega në Kamenicë, kanë bërë të ditur se viti 2018 është përmbyllur me shumë suksese në të gjitha programet që i inplementon kjo degë, Programi i Shëndetësisë, Programi I Ndihmës se Pare, Programi i Menaxhimit te Fatkeqësive , Programi i Mirëqenies Sociale, Programi i Shërbimit tëKërkimit, Programi i Komunikimit dhe Programi I Rinisë.
Rexhep Morina, sekretar ka bërë të ditur se :
1. Programi Shëndetësisë-Janë realizuar 10 sesione të Edukimit Shëndetësor ku kanë marr pjese 365 pjesëmarrës.Ne dhurimin e gjakut kanë marr pjesë 52 vullnetar dhurues të gjakut.
2. Programi i Ndihmës se Parë-Janë certifikuar 611 kandidat te Ndihmesë se Parë, janë lëshuar 12 certifikata dublikatë, 10 certifikata të Punës.
3. Programi i Menaxhimit te Fatkeqësive-Nuk kemi pasur fatkeqësi elementare.
4. Programi i mirëqenës sociale-Është realizuar me shumë sukses duke i falënderuar
donatorëve të shumtë.
Dega e Kryqit të Kuq nëKamenicë gjatëkëtij viti ka shpërndarë= 14722 kg miell, 785 pako ushqimore dhe higjienike, 2751 litra lëngje, 3595 kilogram rroba te përdorura, 318palë rroba te reja, 274 palë këpuca te reja, dhe mbi 200 palëkëpuca te përdorura, 450 kg mish të freskët, 18 tepija të përdoruara 12 copë dyshek te përdorur me dhjetëra jorganë, jastëk dhe qarshaf te ndryshëm. Me KFORIN Italian kemi shpërndarë pako ushqimore e higjienike dhe veshmbathjenëvlerë 3800 €. Vlera e përgjithshme e shpërndarjes është 44296€.
Donatoret kryesor nga bizneset janë: HALITI “SM’ Topanicë. DARDANIA Sh.p.k Gjilan. FOREVER “Sallon i Këpucëve” Kamenicë. Sallon i Këpucëve “Dita Nisi” Kamenice “Elmak Besa”Dheu i Bardh. “BRICKOS” Crep. FLUIDI Sh.p.k. Gjilan. LC “Wajkiki” Prishtinë.SH.H.”Bereqeti’ Prishtinë, Gjysmëhëna Turke, Relief Islamik Prishtine, NTP Ylli-Crep. “ARBOGRUP” Koretin. Banka “KEP” Kamenicë. “YmeriPetroll” Kamenicë,e shumë te tjerë me pjesëmarrje me te vogël.
Donatoret kryesor nga qytetaret janë: HaqifIsmajlajnga Kopernica, HysenSylejmani nga Topanica, Tefik, Isa, Shefi, Haki, Emine e MirveteSulejmani nga Topanica. Shaban Ka strati nga Karaqevae epërme e shumë të tjerë me pjesëmarrje me të vogël.
I falënderojmë nga zemra për respektin dhe besimin e donatorëve, në emër të stafit, vullnetarëve dhe familjeve përfituese.
5. Programi i Komunikimit. Kemi mbajtur mbi 140 takime apo vizita me institucionet komunale me shoqërinë civile, me qytetar, dhe bizneset e komunës.
6. Programi i Shërbimit të Kërkimit. Kemi mbajtur tri trajnime në përvetësimin e data bazës, ende kemi edhe 8 persona të pa gjetur në komunën tonë 4 shqiptar dhe 4 minoritar.
7. Programi i Rinisë. Vullnetaret e KK dega në Kamenicë janë angazhuar maksimalisht në të
gjitha aktivitetet qëjanë zhvilluar në KK dega në Kamenicë si në grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave në trajnime të ndryshme, dhe aktivitete tjera si në garat e Ndihmës së Parë, në javën botërore tëshëndetësisë, dita ndërkombëtare e KK/GJK, muaji i Higjienës,Dita ndërkombëtare e Shëndetësisë, Javën e KK, dhurimin vullnetar te Gjakut, Javën e Solidaritetit, muajin e Solidaritetit, muajin e Higjienës, aksionin Shoku i shokut, Java kundër Dukurive Negative e aktivitete tjera.
Gjate këtijviti në realizimi e të gjitha programeve me automjetin ton kemi kaluar 6200 kilometra, kemi harxhuar 710 litra derivate.
Qytetar te dashur ne stafi i KK dhe vullnetaret tanë gjithmonë do të jemi në shërbim të donatorëve dhe qytetarëve tan në të mirë të komunitetit.
/Rexhep Morina, sekretar/