DYLON

Realizohet plani operativ “Kontrolli i automjeteve të transportit publik”

Realizohet plani operativ “Kontrolli i automjeteve të transportit publik”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës (PK) vazhdon angazhimin shtesë me aktivitete dhe plane konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafik dhe uljen e aksidenteve.

Njësiti për Kontroll të Autostradave të Kosovës përveç aktiviteteve tjera javën e kaluar ka implementuar planin operativ “Kontrolli i automjeteve të transportit publik”, ku në fokus kanë qenë kontrollimi i autobusëve, kombibusëve si dhe
automjetet e taksive.

Gjithsejtë janë realizuar 35 pika kontrolli, janë kontrolluar rreth 245 automjete, ndërsa janë shqiptuar 169 gjoba si dhe janë konfiskuar tri palë targa për kundërvajtje, si në vijim:

EkoHigjiena

1. Mungesa e kontrollit 6 mujor të mjeteve transportuese, 17 tiketa,
2. Pa regjistrim, 5 tiketa,
3. Mungesa e aparatit të zjarrit, 44 tiketa,
4. Tejkalim nga ana e djathtë, 2 tiketa (masë mbrojtëse 3 muaj),
5. Mungesa e pajisjeve rezervë, 24 tiketa,
6. Drita të parregullta, 15 tiketa,
7. Pasagjer më tepër, 7 tiketa,
8. Vendosja e foliave/errësimit në xhama, 12 tiketa,
9. Parafango e dëmtuar, 4 tiketa,
10. Përdorimi i telefonit, 3 tiketa,
11. Vozitje pa patentë shofer, 1 tiketë,
12. Mospërdorimi i rripit të sigurisë, 7 tiketa,
13. Parregullsi në tahograf, 9 tiketa,
14. Ndalesa pa stacion, 8 tiketa,
15. Tejkalim i shpejtësisë, 5 tiketa,
16. Të tjera, 6 tiketa.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.