Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Kamenicë ka përfunduar me sukses të plotë trajnimin për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues në Situata Emergjente (MISP), për personelin shëndetësor të QKMF-së në Kamenicë.
“Për këto sesione të mbajtura i falënderojmë Kryqin e Kuq të Kosovës dhe Dr. Ramize Ibrahimi e Dr. Basri Kamberi që na ofruan njohuri të përgjithshme rreth MISP-it dhe shëndetit riprodhues”, ka thënë Rexhep Morina nga Kryqi i Kuq i Kamenicës.
Ai gjithashtu tha se falënderojnë edhe personelin shëndetësor të QKMF-së për gatishmërinë e treguar në këtë trajnim.
“Kryqi i Kuq dega në Kamenicë falënderon “Joni Ranch” në Kamenicë për korrektësinë, shërbimin dhe për ambientin e shkëlqyer që na ka ofruar gjatë gjithë kohës që është mbajtur ky trajnim”, thotë Morina. /2LONLINE/