DYLON

Raportohen raste të grabitjes, kanosjes, frikësimit gjatë procedurës penale, sulmit ndaj personit zyrtar dhe të arrestimeve

Raportohen raste të grabitjes, kanosjes, frikësimit gjatë procedurës penale, sulmit ndaj personit zyrtar dhe të arrestimeve
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të grabitjes, kanosjes, frikësimit gjatë procedurës penale, sulmit ndaj personit zyrtar dhe të arrestimeve të personave të kërkuar.

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

GRABITJE

Rr. Prishtinës, Gjilan 30.08.2022-NN. Me 02.09.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, në bashkëveprim me një person tjetër të dyshuar, nën kërcënim të armës, në emër dhe në kompensim të një shume parash prej 100 000€ i kanë grabitur automjetin e tij të tipit Audi SQ7 dhe është larguar në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Rasti është duke u hetuar.

KANOSJE

Fsh. Beguncë, Viti 02.09.2022-12:06.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar me dyshimin se i njëjti përmes rrjeteve sociale, ka kanosur kryeministrin e Republikës së Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është ndërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

Raport shtesë:

FRIKËSIM GJATË PROCEDURËS PENALE

Gjilan (NN) 02.09.2022 – 10:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përmes rrjetit social ka kontaktuar të dëmtuarin mashkull  kosovar duke tentuar që ta bindë që ta ndërrojë deklaratën e tij në procesin gjyqësor për rastin ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe’kanosje’. Si dëshmi për procedura të mëtutjeshme hetimore është sekuestruar një telefon. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Raport shtesë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Agim Ramadani, Gjilan 31.08.2022 – 16:48. Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR 

·         PKK. Merdare. 02.09.2022 – 10:05. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull  kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese të paraburgimit në Hajvali –  Prishtinë.

·         Fsh . Livoq, Gjilan, 02.09.2022-19:00.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Prishtinës. /2LONLINE/