Përfaqësues të Kryqit të Kuq të Kamenicës kanë falënderuar vullnetmirët që po e mbështesin vazhdimisht këtë organizatë në aktivitetet e saja bamirëse.
Kryqi i Kuq, Dega-Kamenicë, falënderon të gjithë humanistët me zemrën e tyre të madhe të cilët nuk ngurruan asnjëherë të e mbështesin në çdo aktivitet duke përfshirë edhe në një ditë të veçantë, 19 Gushti, Dita Ndërkombëtare e Humanitetit.
“Falenderojmë të gjithë pronarët e bizneseve e në veçanti Kids World/Antex me pronar:Blerim Isufi i cili në këtë ditë të veçantë dhurojë tepih për shtëpinë e Sami Isufit si dhe premtoi për çdo muaj nga 100 euro për dy familje me fëmijë jetimë. Kurse KASTRO/sh.p.k me pronar: Ilaz Kastrati dhurojë elementet e banjos për këtë shtëpi”, ka bërë me dije për 2LONLINE.com, Rexhep Morina nga Kryqi i Kuq i Kamenicës.
Sipas tij, qytetarët e komunës së Kamenicës duke përfshirë fëmijë, të rinjtë e të moshuar, e përkrahen Kryqin e Kuq me donacionet e tyre, për t’ua lehtësua kështu, kushtet ekonomike familjeve me nevojë. /2LONLINE/