DYLON

Drita shënon fitore minimale

Drita shënon fitore minimale
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra e futbollit, FC Drita nga Gjilani ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit të Klinës, me rezultat minimal 1 – 0.

Pas barazimit në xhiron e parë, Drita tani regjistron edhe fitoren e parë në këtë edicion të ri të garave.

EkoHigjiena

Përndryshe, takimi u zhvillua në Gjilan në stadiumin ndihmës me bari sintetik, ku skuadra  bardh e kaltër erdhi deri te fitorja përmes golit të vetëm të shënuar nga Marko Simonovski, në pjesëlojën e dytë përkatësisht në minutën e 58’ të takimit.

Drita për momentin, me një fitore e nj barazim mbanë pozitën e parë me 4 pikë.

Ndeshja tjetër e kësaj xhiroje e luajtur sot në mes të Llapit e Trepçës 89’ u mbyll pa fitues, 2 – 2.

Përndryshe ndeshjet tjera të xhiros së dytë luhen nesër (e diel).

Gjilani – Malisheva

Ballkani – Drenica

Ferizaj  – Prishtina

 /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.