/2L ONLINE/ – Kryqi i Kuq i Kosovës është Shoqatë kombëtare, humanitare, misioni i të cilës është që të lehtësoj vuajtjet njerëzore, të mbrojë jetën dhe shëndetin e popullatës pa dallim kombi, race, feje, statusit shoqëror apo bindjeve politike. Qëllimi i realizimit të secilit projekt si dhe aktiviteteve tradicionale të Kryqit të Kuq të Kosovës është që të ndihmoj popullatën nevojtare, thotë Rexhep Morina, sekretar.
Morina shton se Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Kamenicë do të realizojë aksionin “Solidariteti në vepër” i cili është tradicional dhe organizohet çdo vit në muajin Tetor(01-deri-31 Tetor). Për këtë kohë, qytetarët mund të ofrojnë ndihma në; veshmbathje, ushqime, shtrojë e mbulojë, mjete financiare e tjera, në Degën e Kryqit të Kuq të Kosovës në Kamenicë.
“Bartës kryesor i këtij aksioni është dega e Kryqit të Kuq së bashku me vullnetarët tanë që do të ndihmojnë në grumbullimin e gjësendeve të cilat do ti shpërndahen familjeve nevojtare më vonë. Për gjerat e dhuruara si gjëra ushqimore, veshmbathje e tjera do të merni dëshminë, ndërsa për mjetet financiare të dhuruara do të merni apoenat në vlerë prej 1-5 dhe 10 €, mjetet financiare mund ti dhuroni edhe përmes numrit të xhirollogarisë së Degës së Kryqit të Kuq në Kamenicë; 1702 0010 10927083 – NLB-Prishtina”, ka thënë Morina.
Ai thotë se Kryqi i Kuq i Kosovës beson në humanizmin dhe solidaritetin e qytetarëve të Kosovës dhe presin nga ata që t’i bashkëngjiten këtij aksioni qoftë edhe me një kontribut fare modest por për ata të cilët nuk kanë është i rëndësishëm.
“Ndihmat tuaja mund ti sillni edhe vet drejtpërdrejtë në zyrat e degës së Kryqit të Kuq në Kamenicë , rr.”Nena Terezë” pa numër, afër Zjarr fikseve ose ne telefonat 0280/371-213 .mob.044/238-392”, ka thënë Morina. /2L ONLINE/