/2L ONLINE/ – Shkolla “ Abaz Ajeti” përfitoi një donacion me kompjuterë, i cili u dhurua nga Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Gjilan, e që ishte donacion i EULEX-it. Bëhet fjalë për donacionin e dhuruar nga EULEX, prej 5 kompjuterëve , të cilët do të shërbejnë mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollës për zhvillimin e mësimit sa më kualitativ.
Arsim Bejtullahu, drejtor i kësaj shkolle ka thënë se tashmë shkolla është e pajisur me 20 videoprojetorë dhe arritja e këtyre kompjuterëve do të mundësojnë zhvillimin e mësimit dhe aktiviteteve të ndryshme në shkollë.
Ilmi Shala sekretar i degës së Kryqit të Kuq të Kosovës në Gjilan premtoi se do të angazhohen edhe në të ardhmen që të sjellin donacione për shkollën, e sidomos për familjet e nxënësve të cilat kanë nevojë për veshmbathje dhe ushqim.