Një nga futbollistët më premtues kosovar, Leotrim Kryeziu, ende nuk është ftuar në përbërje të Përfaqësueses së Kosovës U21.
Ndonëse, Leo ishte pjesë e Përfaqësueses në vitin 2018, ku zhvilloi 6 ndeshje dhe realizoi 5 gola, këtë vit me gjasë nuk do të jetë pjesë e “Dardanëve”. Ende nuk dihet pse Kosova nuk ka gjetur vend për futbollitin e ri, me perspektivë, të diciplinuar dhe të vlerësuar edhe ndërkombëtarisht.
Leo po vazhdon me suksese të një pas njëshme personale në karrierën e tij, duke qenë startues në Superligën e Zvicrës me Luganon.
Futbollisti i dalluar gjilanas, Leotrim Kryeziu këtë vit ka shkëlqyer me Luganon e Zvicrës, disa herë gjatë sezonit ka punuar me ekipin e parë të skuadrës, duke qenë në 18shen më të mirë të skuadrës së njohur zviceriane, shkruan 2lonline.com
Për ekipin e dyte te Luganon, Leo ëshë paraqitur në 19 ndeshje dhe shënuar 19 gola, duke treguar performancë të shkëlqyeshme, shënuar gola dhe asistime.
Kjo ka ndihmuar edhe skuadrën të zë vendin e tretë dhe të vazhdojë direkt në garat evropiane. Pjesë e ekipit të Luganos për Evropa Ligë do të jetë edhe Leotrim Kryeziu, i cili tashmë ka nënshkruar kontratë profesionale 4-vjeçare.
Leotrimi karrierën e tij e nisi në Kosovë me klubin gjilanas, Drita me të cilin vitin e kaluar fitoi titullin Kampion dhe Super Kupën e Kosovës, ndërsa ndihmoi klubin edhe në Ligën e Kampionëve./2lonline.com/.