Në kuadër të xhiros së 9-të në Superligën e Kosovës në futboll, FC Drita do të takohet me FC Malishevën, ndeshje që luhet në Stadiumin e Qytetit në Suharekë. Në konferencën për media, kryetrajneri i Dritës, Akis Vavalis tha: “Nëse e kemi angazhimin e njejtë do ta vazhdojmë me fitore”.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Kur e shikoni FC Malishevën duke luajtur ata kanë një ide të lojës sidomos ofensive dhe kanë shënuar shumë gola. Por, kjo do të varet edhe nga qasja jonë, ndeshjen që do ta zhvillojmë dhe angazhimi ynë. Për mua më e rëndësishme është të fitojmë të marrim pikë, sepse e kemi parë se të gjitha ekipet po luajnë në defensivë. Por, ne do të mundohemi të jemi çdo ndeshje mirë e më mirë”, ka thënë Vavalis.
Ai theksoi se pas javës me tri ndeshje dhe tri fitoreve kanë qenë të fokusuar jo vetëm në pushim, por edhe ta përgatisin ndeshjen e nesërme.
“E kam ditur, e kam pritur dhe kam besuar. Djemtë kanë reaguar në mënyrën më të mirë. Gjithsesi, duhet të përmirësohemi taktikisht, në defensivë edhe pse kemi mbrojtjen më të mirë, por edhe në aspektin sulmues. Ajo që më gëzon është që djemtë e japin 100% gjë që u shpërblye me rezultate”, ka thënë Vavalis.
Vavalis u pyet edhe për rivalin Ballkanin dhe Superligën, për çka uroi këta të fundit për fitoren e mbrëmshme.
“Uroj Ballkanin për fitoren mbrëmë, sepse kjo do të thotë shumë për ligën dhe kampionatin. Aty është edhe Llapi që janë të përgatitur, por për ne është e rëndësishme t”i fitojmë ndeshjet tona dhe të luftojmë deri në fund”, potencoi Vavalis.
Ndeshja FC Malisheva – FC Drita zhvillohet nesër, e shtunë ora 15:00 në Stadiumin e Qytetit në Suharekë. /2LONLINE/