Para ndeshjes FC Drita – KF Llapi kretrajneri skuadrës gjilanase, Arsim Thaqi tha se skuadra është e gatshme të reflektojë dhe për këtë kanë analizuar kundërshtarin e nesërm.
“Pas humbjes pak a shumë dëshpëruese lojtarët janë profesionistë dhe e kemi pasur një javë të plotë për të punuar dhe reflektuar. Sa i përket ndeshjes e kemi përgatitur në atë mënyrë që me të gjitha forcat dhe mungesat e rikthyera tashmë të japim maksimumin. Kemi analizuar lojën e Llapit kuptohet kemi marrë masat që mos të lëmë shumë hapësira qoftë në fazën defanzive apo mesfushë në mënyrë që të jemi më kompakte si skuadër dhe në fund të marrim rezultatin e kërkuar” ka thënë trajneri Thaqi.
Trajneri Thaqi thekson se kampionati është i gjatë me shumë ndeshje ku duhet treguar potencial dhe karakter.
“Sezoni pranveror nuk ka favorit dhe të gjitha ekipet marrin masa, sezoni pranveror është më i vështirë sesa fillimi i një kampionatit. Gabimet shpresoj të mos përsëriten, sepse nuk e kemi kohën të humbim pikë dhe tashmë duhet të përqendrohemi gjatë 90 minutave lojë. Kemi edhe shume ndeshje deri në përfundim dhe pa dashur t’i minimizoj humbjet sidomos kjo e fundit ishte e papritur, por situata të tilla ndodhin në futboll dhe nganjëherë duhet të prijë edhe fati. Jemi të vetëdijshëm dhe futbollistët janë mjaft profesional dhe e dijnë kur duhet të reaguar dhe java e ardhshme kemi edhe tri sfida që duhet ta tregojmë veten”, ka thënë kryetrajneri I Dritës.
Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për këtë ndeshje përveç Kastriot Selmanit, ndërsa tri mungesat e kaluara Simonovski, Kryeziu dhe Krasniqi pritet të kthehen në fushë. /2LONLINE/