Ndryshe, Surdulli gjatë këtij takimi ka bërë prezantimin e raportit gjashtë mujor, duke bërë propozimin e masave edhe për të ardhmen, e që disa nga ato ishin: mbikëqyrja më e madhe e punës në administratën komunale, inkasimi i borxheve ndaj komunës, menaxhimi më i mirë i shfrytëzuesve të zhavorrit, menaxhimi më i mirë i pasurisë pyjore, si dhe propozime të tjera.
Gjatë këtij takimi është aprovuar edhe ndarja e mjeteve financiare , në shumë prej 40 mijë eurosh, për ndërtimin e shkollës fillore në Shipashnicë të Poshtme.
dhe se nevojat e shumta për subvencione në kulturë, rini, sport dhe shëndetësi, bënë që anëtarët e KPF-së, të aprovojnë një shumë prej 25 mijë eurosh.
Ndryshe, zyrtari i lartë financiar, Naser Hashani, paraqiti planin financiar për vitin 2011 të cilin e mbështeten unanimisht anëtarët e KPF-së. Sipas tij, në përgjithësi struktura e financimit komunal për vitin 2011 është e ngjashme me grandet e vitit paraprak, apo me atë për vitin 2010.
Ndërsa,u bë edhe shqyrtimi i statusit të Zyrës Lokale të Komuniteteve, e cila në komunën e Kamenicës ka ekzistuar që nga konsolidimi i administratës komunale. Në te momentalisht janë të punësuar tetë punonjës.
Me vendimin e Qeverisë së Kosovës, çdo komunë duhet të ketë, të formuar zyrat e tilla, ku edhe është paraparë numri i të punësuarve dhe pozitat e tyre. Këto zyre duhet ti kenë nga 5 punëtorë, por kryetarët e komunave në bazë të specifikave të komunës, mund të lejojnë rritjen e numrit të tyre.
Unanimisht u aprovua edhe shqyrtimi i propozim-vendimit, për hartimin e planit urbanistik të komunës, dhe formimi i grupit për bashkëpunim me ‘’Intercorporacion’’ si dhe shqyrtimi i kërkesës së Afrim Sjarinës, për zgjerimin, e lokalit afarist.
Ndryshe, gjatë këtij takimi Sadushe Agaj ka propozuar që në seancën e radhës të kuvendit, të jetë një informatë nga Drejtoria e Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor. /S.Kastrati/