Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka reaguar sot ndaj reduktimeve të energjisë elektrike në teritorin e komunës së Vitisë, nga kompania KEDS, duke e cilësuar këto reduktime si të pa pranushëme në këtë mot të ftohtë.
“Kërkoj nga kompania KEDS që të kthej furnizimin normal me energji elektrike në komunën tonë, është e pa pranushme që në këtë mot të ftohtë të ketë reduktime kur dihet se një pjesë e madhe e qytetarëve shfrytezojnë energjinë elektrike për ngrohje”, u shpreh Haliti.
Ai ndër tjerash shtoj se KEDS është dashur të bëjë parapërgatitet e nëvojshme më parë që të ketë furnizim stabil me energji dhe jo që pikrishtë në këtë kohë të këtë ndërprerje të shumta dhe të gjata të energjisë.