Në kuadër të vizitave nëpër biznese të suksesshme të komunës së Vitisë, kryetari Sokol Haliti, sot ka vizituar kompaninë “Nori Group”, në fshatin Ramjan, me pronar Besim Zejnullahun.
Kryetari Haliti, gjatë kësaj vizite duke e përgëzuar pronarin për punën tha se kjo kompani është shembull i mirë se si zhvillohet biznesi, por edhe një mundësi e mirë për inkuadrimin e puntorëve të rinjë.
Përndryshe kompania “Nori Group”, mirret me prodhimin e gotave të letrës. /2LONLINE/