Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është pritur në takim nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Besian Mustafa, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimin e gjithmbarshëm bujqësor në komunën e Vitisë.
Gjithashtu u bisedia rreth përfshirjes në listën për kompensim të dëmeve, për bujqit individual, si dhe rreth programit të granteve dhe subvencioneve për vitin 2020/21.