Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim pune, sekretarin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj, ku kanë biseduar rreth projekteve që po realizohen dhe ato që janë në finalizim e sipër në këtë komunë.
Temë kryesore e këtij takimi ka qenë ecuria e punëve rreth projektit të përbashkët mes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Vitisë, që parasheh investime në objektin e vjetër të ish shkollës së mesme në Viti.
Në objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, kohë më parë kanë filluar punimet në renovimin që do të shndërrohet në inkubator biznesi. /2LONLINE/