DYLON

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë kërkesën për ndarjen e 160 mijë eurove për shtatoret e Kadri Zekës e Ramiz Cërnicës

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë kërkesën për ndarjen e 160 mijë eurove për shtatoret e Kadri Zekës e Ramiz Cërnicës
Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën drejtimin e kryesuesit Kushtrim Kadriu, në seancën e sotme, që është vazhdim i asaj të 29 shtatorit, e cila u ndërpre dy herë radhazi për mungesë kuorumi, ka miratuar kërkesën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, për ndarjen e shumës financiare prej 160 mijë euro për realizimin e shtatoreve të heronjve, Kadri Zeka e Ramiz Cernica.

Kërkesa mori përkrahjen e 21 asambleistëve prezentë në sallë (LDK, PDK, AAK, Vatra dhe një pjesë e VV-së), ndërkaq opozita bëri vërejtje për mosprezencën e sponsorizuesit të kësaj kërkese.

EkoHigjiena

Kuvendi i Komunës, gjithashtu, ka votuar për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e Komisionit për ndarjen e bursave për studentë të Gjilanit, plotësim-ndryshimin e vendimit për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të aksionareve në NPL “Stacioni i Autobusëve” Gjilan, sikurse edhe kërkesën e SHIL të UÇK, dega ne Gjilan, për ndarjen e mjeteve financiare.

Në këtë seancë, po ashtu, me 14 vota për është miratuar edhe kërkesa për subvencionimin e regjistrimit të fëmijëve në institucionet parashkollore private në shumën prej 40 eurove, ku kriteri është për prindërit e fëmijëve që s’kanë të ardhura mujore më shumë se 528 euro, të cilën e ka arsyetuar shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, Avdyl Aliu. Paraprakisht, VV dhe PDK ka kërkuar që kjo pikë të shtyhet për seancën e ardhshme për shkak të paqartësisë së sigurimit të buxhetit për këtë çështje.

Ndryshe, raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2022 është shtyrë për seancën e radhës, për shkak të mosprezencës së kryetarit të Komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.