Kryetari Sinani uron qytetarët me rastin e shtatëvjetorit të pavarësisë
Të dashur qytetarë të Komunës së Kamenicës,
kam nderin që në emër të institucioneve lokale të Kamenicës t’ua uroj Ditën e Pavarësisë, 17 shkurtin.
Në festa si kjo, gjithmonë kujtojmë të kaluarën tonë, luftën për liri dhe shtet. Kujtojmë dëshmorët tonë që dhanë jetën për këtë ditë si dhe sakrificën e madhe të të gjithë popullit shqiptarë në Kosovë, që të vinim deri te kjo ditë.
Ditët si kjo, janë moment reflektimi për të punuar në vazhdimësi që të ndërtojmë një shtet, të cilin e meritojmë Ne si qytetarë. Së bashku mund ta arrijmë këtë pasiqë kemi vënë themelet e një rruge të tillë. E padyshim që në këtë rrugë, kontributi i secilit qytetar është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm.
Kujtoj që shtatë vite më parë isha kryetar i Komunës dhe bashkë me ju, ndamë emocionet dhe momentet më të paharrueshme për vendin tonë. Uroj që gjithmonë në fytyrat tona të shihet ai gëzim i po asaj dite. Ai është një gëzim që ka nevojë të përsëritet. Urojmë që bashkërisht të shënojmë këtë datë gjithmonë, me sukseset e qytetit tonë dhe me sukseset e shtetit tonë.
Kryetari i Komunës së Kamenicës,
Begzad Sinani