Me rastin e festës së Kurban Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Kamenicës të gjithë besimtarëve të konfesionit islam t’ua uroj këtë festë madhështore duke dëshiruar që kjo ditë të jetë ditë feste, gëzimi, solidaritet, dhe mirëqenies në familjen e çdo besimtari.
Le të na shërbejë kjo festë si moment i vetëdijesimit tonë, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme të shoqërisë. Uroj që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.
Kryetari i komunës së Kamenicës
Begzad Sinani