(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka pritur udhëheqësit e Shoqatës së Pensionistëve-dega në Kamenicë, kryetar Shaip Rexhepaj dhe sekretar Hamdi Kastrati.
Në këtë takim në emër të shoqatës parashtruan disa kërkesa kryetarit për t’i ndihmuar komuna ata që të mbulohen: shpenzimet komunalisë, interneti, etj. Prej kërkesave të tyre ishte edhe largimi nga tatimi në pronë, mundësinë për pagesën e internetit, ujit etj.
Kryetari Sinani falënderoi Shoqatën e Pensionistëve për vizitën që ia bërën komunës dhe u shpreh se do t’i shqyrtoj të gjitha mundësit që të përkrahet organizata e pensionistëve në mënyrë që vazhdohet me realizimin e aktiviteteve dhe projekteve. /2L ONLINE/