(2L ONLINE) – Luan Hoti menaxheri i projektit të Helvetas theksoi se kanë financuar shumë projekte si në rrobaqepësi, kultivimin e mullagës, bletari, projekte në kultivimin e luleve dhe një minifermë të pulave, komuna e Kamenicës është njëra prej komunave që ka përfitua shumë nga projektet e Helvetasit që shumë të rinj kanë përfitua.
Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani i falënderoi për vizitën dhe për punën e angazhimet e juaja komuna do të jetë partner për një bashkëpunim edhe më të mirë në të ardhmen unë inkurajoj të gjithë të rinjtë që të bëjnë projekte dhe të përfitojnë nga programet e juaja që të fillojmë për mundësinë e krijimit të vendeve të reja të punës.
Qëllimi i APR Helvetas është zvogëlimi i varfërisë në zonat rurale të Kosovës përmes rritjes së mundësive për punësim dhe gjenerim të ardhurave që përfshinë të rinjtë të papunë,bizneset ekzistuese, fermerët dhe partnere ka komunat,qendrat publike të punësimit,sektorin privat dhe qendrat rinore./2L ONLINE/