(2LONLINE) – Kryetari I Komunës së kamenicës Begzad Sinani e informoi drejtorin Rajonal të OSBE Z.Ulrich Biffar për projektet që janë në realizim dhe prioritet për komunën tonë, si prioritet parësor kemi furnizimin me ujë të pijshëm për tërë komunën që njëri ndër projektet që veç e kemi fillua është projekti i Kremenates.
Drejtori regjional Biffar vlerësoi kryetarin për punën në komunë në përgjithësi. Në të njëjtën kohë Drejtori ofroi trajnim për çështje protokolli, menaxhimin e kohës, përgatitjen e kumtesë për media, konferencë për shtyp, për gjithë stafin e ri komunal, e që u mirëprit nga kryetari i komunës.
Ulrich Biffar,me tutje shtoi se trajnimet do të organizohen në Qendrën Rajonale te OSBE ku trajnimet do të ofrohen nga zyrtarët e OSBE-së dhe do të ofrohet për të gjithë zyrtarët e rinj në komuna të rajonit të Gjilanit, dhe në fund drejtori I OSBE-së falënderoi kryetarin për bashkëpunimin me ekipin komunal të OSBE dhe me OSBE në përgjithësi.
“Unë do të jem mirënjohës për ekipin tuaj komunal të OSBE-së në komunën tonë për këshillat, sugjerimet dhe rekomandimet e juaja ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë”.tha nga ana e tij kreu i Kamenicës Begzad Sinani./2lonline/