(2L ONLINE) – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani është kthyer nga vizita studimore në Bullgari. Kjo vizitë u realizua me iniciativë të Asociacionit të Komunave të Kosovës në bashkëpunim me Asociaiconin e Komunave të Bullgarisë prej datës 07-10 dhjetor 2014.
Qëllim i vizitës ka qenë shkëmbimi i përvojave me asociaiconin e Bullgarisë sa i përket zhvilimeve rreth pushtetit lokal në Republikën e Bullgarisë, situates financiere në pushtetin lokal, qasja e lobimit dhe avokimit të Asociacionit të Bullgarisë. Gjithashtu, gjatë kësaj vizite Kryetari Sinani së bashku me kryetarët e 12 komunave të Kosovës pati mundësinë e vizitës së qendrës së trajnimit në Bullgari ku kjo qendër vepron në kuadër të Asociacionit të Komunave të Bullgarisë.
“Ka qenë një vizitë shumë e suksesshme dhe e mirëseardhur për të parë nga afër përpjekjet dhe avansimet e pushtetit lokal në Bullgari, si njëri ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe funksionimin e Asociacionit të komunave të Bullgarisë” tha kryetari Sinani.
Kryetari Sinani ishte për vizitë edhe në disa komuna bullgare, si dhe mori pjesë në konferencën në të cilën u trajtuan qështje me rëndësi për funksionimin e pushtetit lokal.
Gjatë kësaj vizite kryetari Sinani u prit edhe nga Ambasadori kosovar në Bullgari, kamenicasi Shpend Kallaba./2L ONLINE/