(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Faton Jakupi, me bashkëpuntorë, inspektuan punimet që janë duke u kryer në rrugën kryesore në fshatin Roganë.
Sinani tha se me të marr qeverisjen komunale njëri ndër problemet që e ka identifikuar dhe që ka qenë prioritet ka qenë zgjidhja e këtij problemi që bëhet grumbullimi i ujit nga të reshurat atmosferike në këtë rrugë që ka penguar dhe ka vështirsuar lëvizjen për qytetarët e këtij lokaliteti dhe komunës së Kamenicës.
Banorët dhe pronarët e lokaleve biznesore të Roganës e falenderuan kryetarin Sinani për këtë projekt sepse ka qenë një problem qe disa vite mirëpo falë punës dhe angazhimit të kreut të komunës po rregullohet mthuhet në një njoftim të zyrës për informim. /2L ONLINE/