(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës Begzad Sinani dhe nënkryetari Fatmir Matoshi vizituan sot Konviktin “Gjon Serreçi” dhe drekuan së bashku me nxënësit të cilët janë të vendosur në këtë konvikt. “Ishte vullneti ynë që të vijmë dhe të shohim kushtet e ushqimit dhe akomodimit të nxënësve që vijnë nga zonat e Malësisë dhe banojnë në këtë konvikt. Nxënësve me sa pamë u ofrohet ushqim kalorik dhe i shëndetshëm, ndërsa kushtet e dhomave nuk janë edhe aq të mira dhe në këtë drejtim ne do të ndërmarrim hapat adekuat.” Ka thënë kryetari Sinani.
Drejtori i Konviktit Nijazi Kastrati, i njoftoi kryetarin dhe nënkryetarin rreth funksionimit dhe kushteve në konvikt. “Këtu janë të vendosur 35 nxënës, nga të cilët 21 janë meshkuj dhe 14 femra dhe që të gjithë vijnë nga fshatra të largëta të Malësisë, dhe ne përkushtohemi maksimalisht që tu shërbejmë sa më mirë atyre.Objketi ka nevojë për renovim sepse është vjetëruar, ndërsa ne i jemi mirënjohës komunës e cila ka marrë vendim në mandatin e parë të kryetarit Sinani që të mbulohen të gjitha shpenzimet dhe nxënësit të vendosen këtu pa participim dhe njejtë ka vazhduar deri më tani” tha drejtori Kastrati.
Kryetari Sinani u premtoi nxënësve dhe udhëheqësve të konviktit se do të angazhohet përsonalisht për të gjetur ndonjë donator me të cilin do të renovoj konviktin./2L ONLINE/